Komisioneri për Zgjërim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka folur për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë, dhe pritjet që ai ka për normalizimin e tyre në mes dy vendeve.

Varhelyi tha se me Kosovën gjëra po evoluojnë, teksa shtoi se shpreson që dialogu të çojë në rezultat.

“Emisari special i BE-së po punon për të forcuar dialogun dhe për të arritur një zgjidhje neutrale. Unë besoj se hapa përpara janë të imagjinueshëm, por nuk mund të marrim kurrë asgjë si të mirëqenë. Prandaj duhet të ketë vullnet nga të dyja palët për t’u takuar dhe për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur ai për Ilpiccolo.

Tutje, Varhelyi tha se para se gjithash, duhet filluar nga eliminimi i dhunës, pasi sipas tij, ruajtja e paqes dhe e sigurisë është përgjegjësi e të gjithëve.

BE-ja është aty në këtë proces, por na duhen edhe autoritetet lokale në Kosovë që të ndihmojnë komunitetin serb që të mos ndihet i izoluar. Ne punojmë shumë për të arritur një zgjidhje, sepse nëse nuk arrijmë atje, do të humbim kohë të çmuar”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shërbimi sekret malazez: Abazoviqi kërcënohet nga një klan mafioz rajonal

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, është vënë nën ruajtje…

Reuters: SHBA-ja, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me…

Zelensky kërkon nga aleatët të ‘përshpejtojnë’ me furnizimet ndërsa Rusia pretendon se ka avancuar në Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje mbështetësve të tij perëndimorë…

Protesta kundër masave në Itali/ Tubime edhe në Bosnje, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Mijëra qytetarë kanë dalë sërish në rrugë për të shprehur pakenaqësinë e…

Pretendimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore, hasin kundërshtimin e fqinjëve

Pretendimet territoriale në rritje të Pekinit në Detin e Kinës Jugore janë…