Valbon Limani si një mjek dhe përfaqësues i ri i Aleancës për Shqiptarët ishte i ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur nga 6-8 dhjetor 2019, në Sofje të Bugarisë.
Limani ishte panelist në tryezën e rrumbullakët të politikanëve të rinj të Samitit ku u fol për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel diskutimi, Limani potencoi nevojën për fuqizimin e brezave të rinj si liderë të ardhshëm që janë thelbi i suksesit të çdo vendi.
Në pyetjet e publikut për rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, në proceset euroatlantike, Limani potencoi se Aleanca për Shqiptarët ka luajtur rol konstruktiv dhe ka dhënë kontribut të madh deri tani në këtë drejtim, edhe përkundrejt faktit se ka qenë parti opozitare informon Tetova sot.
Ai ndër të tjera theksoi se sfidat me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor janë të dukshme, por fatmirësisht me punë bëhen të kapërcyeshme, sipas tij mjafton të kemi vullnet për t’u përballur me to që edhe t’i tejkalojmë të njëjtat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nuk ka raste të reja me virusin korona në vend

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se nuk ka raste të reja…

Të paktën, na lini të qetë tani! As vdekja nuk ka lezet me ju…

Profesori Arbër Çeliku, i cili është ndër profesorët e rrallë që ka…

Ministria e Sistemit Politik me “zero” transparencë

Ministria e Sistemit Politik, një institucion që ka marrë vlerësim zero për…

Ziadin Sela ballë për ballë me kumanovarët

Aleanca për Shqiptarët po vazhdon takimet me qytetarët e secilës njësi në…

“Transportuesi”, Kacarska kërcënon me paraburgim Taleskin

I akuzuari i parë në rastin “Transportuesi” , ish kreu i komunës…