Utah është bërë shteti i parë amerikan që kërkon që firmat e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve që fëmijët të përdorin aplikacionet dhe të verifikojnë se përdoruesit janë të paktën 18 vjeç.

Guvernatori i Utah ka deklaruar se masat gjithëpërfshirëse janë bërë për të mbrojtur të rinjtë në shtet. Kjo do u mundësojë prindërve që të kenë akses të plotë në llogaritë e fëmijëve të tyre në internet, duke përfshirë postimet dhe mesazhet private.

Lëvizja vjen mes shqetësimeve të shtuara mbi ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor të fëmijëve. Sipas masave të miratuara do të nevojitet pëlqimi i qartë i prindit përpara se fëmijët të mund të krijojnë llogari në aplikacione të tilla si Instagram, Facebook dhe TikTok.

Masat e reja parashikojnë gjithashtu një kohë qëndrimi shumë të pakët në mediat sociale dhe më pas bllokimin e aksesit të fëmijëve nga ora 22:30 deri në orën 06:30.  Projektligji ndaj kompanive të mediave sociale do të hyjnë në fuqi më 1 mars 2024.

Grupi i mbrojtjes së fëmijëve Commons Sense Media përshëndeti lëvizjen e guvernatorit për të kufizuar aksesin në mediat sociale, duke e quajtur atë një fitore të madhe për fëmijët dhe familjet në Utah.

Presidenti amerikan Joe Biden në shkurt bëri thirrje për ligje që ndalojnë kompanitë e teknologjisë të mbledhin të dhëna për fëmijët. Vitin e kaluar, ligjvënësit e shtetit të Kalifornisë miratuan ligjin e tyre për të dhënat e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Scholz: Qeveria gjermane miratoi uljen e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike

Qeveria gjermane ka miratuar uljet e planifikuara të çmimeve të gazit dhe…

Kryediplomati ukrainas bën thirrje për embargo globale ndaj naftës ruse

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, po i bën…

Macron: Jam i shqetësuar me veprimet e fundit rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më herët pohoi se ka diskutuar me homologun…

Ish-kryeministri Imran Khan dominon zgjedhjet në Pakistan

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan ka vazhduar serinë e tij dominuese elektorale pasi…

Kosovë, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me…