NATO nisi zyrtarisht stërvitjen ushtarake “Baltops Naval” në Detin Baltik. Në to janë përfshirë 7 mijë ushtarë, 45 anije dhe 75 avionë luftarakë nga 16 vende pjesëmarrëse. Prurja më e re në këto stërvitje ishte Finlanda dhe Suedia, dy vendet nordike që kërkojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake, teksa shqetësimet për luftën e Rusisë në Ukrainë po rriten.

Sipas NATO-s, stërvitjet në Baltik, të cilat zhvillohen çdo vit që prej 1972, tregojnë përkushtimin e aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale. Në të testohet gatishmëria dhe sa shpejt mund të përgjigjen trupat në rast të ndonjë krize. Nga ana tjetër, edhe Rusia ka zhvilluar stërvitje ushtarake në Detin Baltik. Moska tha se çdo gjë shkoi sipas planit dhe se ishin testuar disa artileri të flotës detare.

Këto stërvitje shumë pranë njëra-tjetrës, vijnë në një kohë kur raportet mes NATO-s dhe Rusisë janë mjaft kritike, me akuza dhe kërcënime të shpeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Publikohen “bomba” të reja

Rrjeteve sociale janë publikuar dhjetra përgjime ku përfshihen Ali Ahmeti, Musa Xhaferi,…

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve,…

Celibashi: Në Shqipëri duhet kod i ri elektoral, jo arnim të vjetrit para zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se…

Reka: Gjashtë tetori do i prish edhe aleancat rajonale të krimit

Sipas njohësit të çështjeve diplomatike dhe politike nga Maqedonia e Veriut, Blerim…

​Përfundon seanca në Hagë, gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt vazhdon më 4 nëntor

Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve…