Gjashtë palestinezë u vranë këtë pasdite në një bastisje të ushtrisë izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Ushtria izraelite po kryen një operacion në kampin e refugjatëve Jenin. Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite rrethuan një shtëpi në kamp dhe pasuan përleshje të ashpra me persona të armatosur të izoluar brenda ndërtesës, si dhe me luftëtarë palestinezë jashtë saj.

Në një deklaratë të shkurtër, ushtria izraelite tha vetëm se forcat e sigurisë po kryenin një “operacion” në kampin Jenin.

Ministria e shëndetësisë tha më herët se një 26-vjeçar, Muhammad Wael Ghazawi, u vra kur u qëllua në gjoks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ministria e Drejtësisë: Deri më 10 prill, formimi i grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Ministria e Drejtësisë i dërgoi shkresë presidentit Stevo Pendarovski, partive parlamentare, Ministrisë…

Dujovski: Vetëm një e treta e transportit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut është legal

Dekani i fakultetit të sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski theksoi për TV…

Von der Leyen:“Gjuha maqedonase është e juaja” – VMRO thërret “tradhtarë”

Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty…

Vetëvendosje kërkon largimin e barrikadave në veri

Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbledhje të dielën ku është diskutuar…

Mbretëria e Bashkuar do ta rihap ambasadën në Kiev

Mbretëria e Bashkuar do të rihap ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas,…