Shaqir Fetai na e paska “uruar” Amerikën për ditëlindjen e saj! “Pikërisht në këtë ditë (4 korrik), në vitin 1776 Presidenti Tomas Xheferson përpiloi Deklaratën e Pavarësisë, dokumentin me të cilin lindi pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i garantoi lirinë dhe demokracinë popullit amerikan”, thotë Shaqr Fetai!
Dhe, kush flet për Deklaratën e Pavarësisë? Shaqir Fetai që e shkeli me dy këmbë, që e refuzon natë e ditë, që e bastardon në çdo sekond Kushtetutën, “Deklaratën e Pavarësisë” së BFI-së nga kreatura aq e poshtër por e dashur nga Shaqir Fetai “ish-BFI-ja e Jugosllavisë”!
Kush flet për lirinë dhe demokracinë e popullit amerikan? Shaqir Fetai që nuk ka lidhje me demokraci, Shaqir Fetai që duke i hapur rrugë autokracisë ka mundësuar shkeljet mbi çdo vlerë të demokracisë amerikane, duk krijuar terren për vjedhje, për korrupsion, për ekstremizëm fetar, për defaktorizim të Institucionit, për dezorganizim të shoqërisë myslimane të vendit, për shantazh, për zhvatje, për bashkëpunim me elemente terroriste pro-ruse që shiten për myslimanë!
Shaqir Fetai është promovues i pikërisht atyre vlerave të cilat Amerika i urrenë deri në luftim të pakompromisë. Shaqir Fetai bën mirë që një herë në jetë të dalë nga ajo gërzhoja cinike e tij!/Lajme7

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konjufca në takimin me komandantin e KFOR-it, Federici: Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot…

Rasti “Monstra”: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e…

Nishani: Rama dhe Basha punojnë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë

Ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani përsëriti sërish qëndrimin e tij se ka një…

Çka u diskutua në takimin e Konjufcës me diplomatin japonez?

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e…