Dëme të shumta materiale në jugun e vendit

6 viktima dhe dëme të shumta materiale ka lënë pas uragani i fuqishëm “Laura”, që goditi gjatë 24 orëve të fundit jugun e Shteteve të Bashkuara.

Dhjetëra mijëra shtëpi e biznese u shkatërruan nga erërat e forta që arritën një shpejtësi prej 241 kilometrash në orë, duke e kategorizuar uraganin në kategorinë 4, një shkallë më poshtë se rreziku maksimal.

Aq i fuqishëm ishte uragani sa shkuli me rrënjë pemët në gjithë zonën që përshkoi. Me vete solli edhe reshje të dendura shiu, që përmbytën mijëra hektarë tokë.

Uragani shkaktoi shpërthimin e flakëve të mëdha edhe në një fabrikë lëndësh kimike, por pa shkaktuar viktima e të plagosur, veçse përhapje të lëndëve të dëmshme për shëndetin në ajër.

Mbi 900 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, teksa vorbulla e fuqishme e ajrit i është drejtuar Teksasit.

“Laura” konsiderohet edhe më i fuqishëm se uragani “Katrina” që goditi rajonin 15 vjet më parë, që ishte i kategorisë 3 kur goditi brigjet amerikane, duke u marrë jetën rreth 1200 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…