Rreth 215 mijë shtëpi dhe biznese në Florida kanë mbetur pa energji elekrtike pasi u goditën nga stuhia Nicole.

Nicole tashmë ka goditur edhe Bahamas si një uragan i madh i kategorisë një dhe ka shkaktuar përmbytje të përhapura. Stuhitë e kësaj madhësie në fund të vitit janë jashtëzakonisht të rralla.

Stuhia pritet të dobësohet më tej gjersa shkon në veri drejt Gjeorgjisë dhe Karolinave, gjatë dy ditëve të ardhshme. E, mbetjet e tij ndoshta mund të godasin edhe Ohion, Pensilvanin dhe Nju Jork-un gjatë javës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Pas kësaj stuhie, janë hapur 15 strehimore emergjente, 20 qendra shkollore kanë mbyllur institucionet e tyre dhe 1 mijë e 600 punonjës të shërbimeve janë në gatishmëri për të rivendosur energjinë.

Uragani Nicole vjen vetëm disa javë pasi ai i Ian-it goditi Floridën duke lënë më shumë se 140 njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar dëme me vlerë 60 miliardë dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britani / 3 deputetë pozitivë me koronavirus

Një tjetër deputet britanik ka rezultuar pozitiv ne testin për COVID-19. Pas…

“Nuk pyet për perëndimin”, Rusia bllokon fluturimet në Krime e Detin e Zi

Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit…

Tërmeti në Zagreb nëpërmjet fotografive

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një…

Uragani Ian, Florida paralajmërohet të përgatitet për një katastrofë të madhe

Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar amerikanët që të përgatiten për një “katastrofë…

Sulmet ajrore ruse, 1207 viktima janë mbledhur nga rrugët e Mariupol

Nënkryetari i Bashkisë së Mariupol në Ukrainë ka deklaruar se 1207 trupa…