Ukrainës do t’i duhen dekada për t’u pranuar në Bashkimin Evropian, thotë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian, ai sugjeroi që Ukraina të bëhet pjesë e një “komuniteti paralele evropian’ ndërsa pret vendimin e BE.

Kjo tha Marcron do t’u lejojë vendeve jo anëtare të BE që të bëhen pjesë e arkitekturës së sigurisë në rrugë të tjera, raporton BBC.

Ukraina nisi procesin e aplikimit për të hyrë në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit nga Rusia.

“Ne të gjithë e dimë se procesi për t’u anëtarësuar kërkon disa vite, ndoshta disa dekada”, tha Macron të hënën.

“Kjo është e vërteta ose ne do të duhet të ulim standardet për anëtarësimin”, shtoi presidenti francez.

Macron tha se “komitetit paralele evropian” duhet marrë në konsideratë, në vend të pezullimit të kritereve strikte që Ukraina të bëhet pjesë e BE-së.

Në këtë strukturës sipas tij mund të bëhen pjesë vende që janë gjeografikisht në Evropë dhe që ndajnë të njëjta vlera.

Komenti i tij erdhi pasi Presidentja e KE-së, Ursula von der Layen bëri me dije se opinioni fillestar për aplikimin e Ukrainës do të publikohet në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Borrell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldova

Reprezentuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borrell, ka…

Kjo fotografi tregon “luftën e vërtetë popullore për Ukrainën – Putin nuk ka asnjë shans për ta fituar atë”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një fotografi në të…

Stoltenberg: Të gatshëm të mbrojmë aleatët nga Moska dhe Minsku

NATO është shumë e shqetësuar nga zhvillimet politike në Bjellorusi dhe sekretari…

Sela në 5 vjetorin e Lagjes së Trimave: Tradhëtia që u bë në Kumanovë, do t’i ndjekë gjithmonë skenaristët!

Shkruan: Ziadin Sela Hakmarrja eshte si vdekja heret a vone vjen per…

Analizë e BBC: Ja pse Biden nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpenzuar një kapital të madh diplomatik për…