Ministri i Brendshëm norvegjez Bjorn Arild Gram, ka bërë të ditur se qeveria norvegjeze do të dërgojë në Ukrainë sisteme kundërajrore të tipit Mistral.

“Sistemet kundërajrore Mistral janë armë efikase, që tashmë janë përdorur në marinë dhe do të luajnë rol të veçantë në luftën e Ukrainës”, tha Arild Gram.

Sipas të përditshmes norvegjeze Stavanger Aftenblad, bëhet fjalë për më shumë se 100 sisteme kundërajrore. Këto sisteme janë përdorur në ushtrinë norvegjeze, dhe se shpejti pritet të zëvendësohet me një tip tjetër.

E Gram ka theksuar se pavarësisht që Norvegjia po e tërheq nga përdorimi, vazhdon të jetë një sistem kundërajror shumë efikas.

Deri më sot Norvegjia i ka dërguar Ukrainës rreth 2 mijë sisteme kundër tankeve (predha të ndryshme). E Mistral është një sistem francez kundërajror, që përdor rreze ultravjollcë për lokalizim të objektivit.

Në përdorim u fut në vitin 1988, derisa versioni i dytë ishte prezantuar më 1997 kurse i treti në  vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pesë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Sot mbushen pesë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”,…

Nëna shqiptare nuk e rrezikon shtetin”, ASH reagon për mosrepektimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes…

Pas marrëveshjes për targa, takohen Stoltenberg e Lajçak: Zgjidhjet politike afatgjata, interes i përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me të Dërguarin…

Referendumi i Brexit mund të përsëritet

Kryeministrja britanike do të paraqesë sot në parlament planin e ri për…

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit.…