Mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë një bombardues rus Su-24 në afërsi të qytetit Bakhmut në lindje të vendit.

Kështu të paktën pretendojnë nga ministria ukrainase e Mbrojtjes. Sipas tyre kjo fluturake u shkatërruar të martën rreth orëve të para të pasdites.

Ky lajm vjen në kohën kur zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha se vendi i saj do ta mbrojë Bakhmutin për aq sa të jetë e nevojshme.

Ajo këto komente i bëri derisa po flitet për betejën e ashpër që po e zhvillojnë të dy palët, dhe dëshirën për ta marrë nën kontroll.

“Po mbrojmë Bakhmutin me këmbëngulësi. Përdorimi i forcës nënkupton që për asnjë moment nuk do t’ia lëmë rusëve Bakhmutin”, tha Maliar në Telegram.

“Beteja për Bakhmutin nuk është apokalips. Është një faqe tjetër e historisë heroike të popullit tonë në luftën kundër Federatës Ruse”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor

Droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike…

Analistët parashikojnë rënien e Qeverisë Hoti, shkak mungesa e numrave në Kuvend dhe mospajtimet brenda koalicionit

Pothuajse asnjë ligj nuk është duke kaluar në Kuvendin e Kosovës edhe…

The New York Times shkruan për “Njësinë 29155”, grupin sekret rus që po kërkon të destabilizojë Evropën

Së pari erdhi një fushatë destabilizimi në Moldavi, e ndjekur nga helmimi…

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në fund të nëntorit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin…

Biden dhe Sunak zotohen ta mbështesin Ukrainën dhe ta kundërshtojnë Kinën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri i ri i Britanisë, Rishi…