Ukraina ka gjetur një hard disk që përmban rreth 100 GB të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar.

Ai u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore ndërsa rojet kufitare ishin duke “kryer detyrat”, sipas Kievit.

Hard disku përmban një listë të stafit dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore, raporton skynews.

Ai përmban gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake.

Një numër i dokumenteve thuhet se u etiketuan “të klasifikuara. Oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit tani kanë fotografi, karakteristika, kopje të pasaportave dhe dokumente të tjera të pushtuesve”, thotë Shërbimi Shtetëror Kufitar.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime, ku kanë mbetur të vdekur katër persona. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Avokati i Gucatit: Prokurori kërkon të përzgjedhë ata që i konsideron me vlerë për të gëzuar lirinë e shprehjes

Mbrojtja e Hysni Gucatit në Hagë, avokati Jonathan Elystan Rees, ka thënë…

Humb betejën me koronavirusin, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell ka ndërruar jetë bë moshën 84-vjeçarepas…

Kandidati shqiptar për kryeministër Naser Ziberi pozitiv në COVID-19?

Lexues të portalit Gazeta Express kanë vënë re Naser Ziberin në spitalin…

Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134…

Rrëfimi për “gruan e varur”, fotografia e së cilës zbuloi më së miri të vërtetën e mizorive të Ratko Mladiqit

Në korrik të vitit 1995, një fotografi u gjend në faqet e…