Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko ka deklaruar për mediet shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë deklaruar të kundërtën, duke potencuar se trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës.

Në një postim në Twitter të publikuar të martën në mëngjes, deputetja Verkhovna Rada e konfirmoi se trupat bjelloruse ndodheshin në tokën ukrainase.

“Trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin e Chernihiv. Informacioni u konfirmua për publikun nga Vitaliy Kyrylov, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Veriut. Më shumë detaje më vonë”, thuhet në Twitter.

Megjithatë pretendimet e fundit nga forcat ukrainase bien ndesh me atë të udhëheqësit Lukashenko, i cili tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksionet ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”.

“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë për këtë”, ka thënë Lukashenko.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme është raportuar për një kolonë bjelloruse prej 33 njësi që kishte hyrë në këtë rajon të Ukrainës, që ndodhet në veri të Kievit, derisa ka pasur ndërprerje të komunikimi celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rojet bregdetare greke qëllojnë me armë në drejtim të një anije turke të peshkimit

Autoritetet e Greqisë kanë bërë të ditur se kanë bërë të shtëna…

Moti ekstrem në Kanada, pas temperaturave të larta nisin zjarret

Kanadaja prej ditësh po përballet me një valë të nxehti. Temperaturat e…

PDK pranon letrën e Kurtit, nuk dihet nëse Hoxhaj do t’i përgjigjet pozitivisht

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka folur për letrën…

Kryeministri Kurti: Trashëgimia e bacës Shaban, është e përjetshme dhe e pavdekshme

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë një dedikim për Jasharët në…

Agjentët federalë bien dakord të largohen nga Portlandi, me kushte

Qeveria amerikane thotë se do të tërheqë trupat federale që janë përleshur…