Ukraina thotë se ushtria e saj po u bën rezistencë të ashpër forcave ruse, që përpiqen të avancojnë në rajonin lindor të Donbasit, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme ushtrisë së Moskës.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se luftëtarët ukrainas po bëjnë rezistencë të ashpër.

“Ne po frenojmë armikun në kufirin e rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut, pushtuesit po pësojnë humbje të konsiderueshme, siç e pranojnë vetë ata”, theksoi Hayday.

Sipas tij, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha, teksa shtoi se ata kanë më shumë armatime, por ushtarët ukrainas janë më të përgatitur e të motivuar, shkruan CNN.

Pak ditë më parë, Rusia deklaroi se kishte marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor ukrainas Luhansk, të dielën, pasi pushtoi qytetin Lysychansk.

Marrja nën kontroll e këtij rajoni është një fitore politike për Kremlinin dhe e zhvendos fokusin e fushëbetejës në rajonin fqinj të Donetskut, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shqipëria blen raketa Javelin për të forcuar ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka thënë të shtunën se…

Vdes mjeku i parë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook bëri…

Gjobiten 63 automjete që kryejnë transport publik

Gjatë ditës së djeshme nga ora 08:00 deri në orën 11:00, Ministria…

Pesë institucione hetojnë aksidentin në Llaskarcë, këtë javë dëshmon shoferi i autobusit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP) informon se për shkak të koordinimit…

24 vjet nga beteja historike në Prekaz, sot nis Epopeja e UÇK-së

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të…