Ukraina ka raportuar për fitore të shumta në kundërofensivën ndaj forcave ruse, ndërkohë që presidenti i vendit, Volodimir Zelenski, përgatitet për një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Takimi i planifikuar për javën e ardhshme mund të rezultojë i rëndësishëm për sigurimin e mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për Kievin në luftën kundër Rusisë. Disa media cituan zyrtarë amerikanë të paidentifikuar duke konfirmuar se Bideni do të takohej me Zelenskin në margjinat e takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në SHBA javën e ardhshme. Liderët e SHBA-së dhe Ukrainës priten të flasin në sesionin e 78-të të mbledhjes së OKB-së, më 19 shtator. Zelensky pritet ta përdorë takimin e tij me liderët amerikanë dhe botërorë për të siguruar mbështetje dhe për të kërkuar armë dhe municione të avancuara, ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia po i afrohet muajit të 20-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çka e shkaktoi rënien nga qielli të mbi 120 zogjve në Zvicër?

Rreth 120 zogj ranë nga qielli në Thurgau dhe ngordhën. Lexuesit dhe…

Putin do bëjë udhëtimin e parë jashtë Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla…

Kasami: Nder dhe respekt që një figurë si Fatmir Limani, të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Biall Kasami sot edhe zyrtarisht në një konferencë…

Studenti kthehet nga Nju Jorku dhe infekton 70 persona, Kina mbyll qytetin me 10 milionë banorë

Një qytet i madh kinez ka miratuar masa dramatike karantine kundër koronavirusit…

Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor: ‘Ballkani i Hapur’ do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit

Projekti i ‘Ballkanit të Hapur’ do të konkurrojë negativisht me Procesin e…