Substanca radioaktive mund të lirohen nga termocentrali bërthamor i Çernobilit të Ukrainës pasi nuk mund të ftohë karburantin bërthamor të konsumuar; për shkak se iu është ndërprerë lidhja me energji elektrike, tha të mërkurën kompania bërthamore shtetërore e Ukrainës, Energoatom.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se luftimet e bënë të pamundur riparimin e menjëhershëm të linjës së tensionit të lartë në termocentral, që u kap nga forcat ruse pasi Kremlini nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt.

Energoatom tha se kishte rreth 20 mijë asamble të karburantit të shpenzuar në Çernobil që nuk mund të mbaheshin të freskëta mes një ndërprerje të energjisë.

Ngrohja e tyre mund të çojë në “lirimin e substancave radioaktive në mjedis. Reja radioaktive mund të bartet nga era në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës”, thuhet në një deklaratë.

Pa energji elektrike, sistemet e ventilimit në termocentral gjithashtu nuk do të funksionin, duke ekspozuar stafin ndaj dozave të rrezikshme të rrezatimit, thuhet më tej.

Një ministër ukrainas ka thënë se Rusia duhet të respektojë urgjentisht një armëpushim të përkohshëm për të lejuar riparimet në linjën elektrike të termocentralit – rrezatimi mund të rrjedhë nëse vazhdon ndërprerja e energjisë elektrike.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se “gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh” për të furnizuar objektin.

Sidoqoftë thuhet se humbja e energjisë nuk ka ndonjë ndikim kritik në sigurinë, sipas një deklarate nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se termocentrali ka ujë ftohës “të mjaftueshëm” për karburantin e harxhuar bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të shtënat në një bar lanë të vdekur një person dhe 14 të plagosur

Një shkëmbim zjarri në një bar plot me njerëz në St. Paul…

21 persona humbin jetën në maratonën e vrapimit në Kinë, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin

21 persona që po mbanin një maratonë të vrapimit në pyje kanë…

Treni i ri i shpejtësisë së lartë. Do të lëvizë me 600 km/orë

Në Kinë, treni i ri i shpejtësisë së lartë që pritet të…

Osmani: Kroacia është aleati ynë kyç në rrugën tonë euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin…

RMV ndalon eskportin e vajit deri më 31 maj

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme miratoi masa ekonomike…