Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar shtetin rus që të ndalojë agresion në Ukrainë.

“Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”, thanë gjyqtarët.

Gjykatësit shtuan se Rusia gjithashtu duhet të sigurojë që forcat e tjera nën kontrollin e saj ose të mbështetura nga Moska nuk duhet të vazhdojnë operacionin ushtarak.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e GJND-së.

“Ukraina korri një fitore të plotë në çështjen e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND-ja urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të pushtimit”, ka shkruar fillimisht ai.

Sipas tij, urdhri është i detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe se Rusia duhet ta respektojë menjëherë. “Injorimi i urdhrit do ta izolojë edhe më tej Rusinë”, ka shkruar ukrainasi në Twitter.

Ndryshe, GJND-ja ka nisur tashmë hetimet për krimet e mundshme ruse kundër njerëzimit në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Krerët e shtetit i shkruajnë letër UNESCO-s, Kurti tregon katër kërkesat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot në Ditën Botërore…

Hill: Prioriteti im është të kuptoj se çfarë po ndodh në Serbinë e sotme

Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një intervistë…

Gjilani aktivizon shtabin e emergjencave, Haziri apel qytetarëve: Gjatë reshjeve mos dilni në rrugë me makina

Pas reshjeve të mëdha të shiut në ditën e djeshme në Komunën…

Liderët europianë kritika SHBA-ve për vaksinat

BE fton Washingtonin që të mos mbajë stoqe por t’i dhurojë dozat…

Zelensky: Rusia lëshon raketa për shkak se s’ka sukses në tokë

Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe…