Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainë, iu ka bërë thirrje shteteve aleate që ta ndihmojnë Ukrainën me avionë ushtarakë F-16. Ai publikoi thirrjen në Twitter, duke kërkuar që njoftimi të shpërndahet masivisht pasi është “jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

Gerashchenko tha se nëpërmjet furnizimit të Ukrainës mbrohet jo vetëm qielli ukrainas, por i tërë Evropës.

“Lufta më e madhe e shekullit është ndezur në kontinentin evropian. Ukraina ka gjakderdhje të rëndë. Paqja e qëndrueshme është e pamundur pa një fitore të Ukrainës. Fitorja dhe paqja varen drejtpërdrejt nga llojet e armëve të cilat furnizohen dhe shpejtësia e dorëzimit të tyre”, shkroi zyrtari ukrainas.

Ai tha se ushtarët dhe civilët ukrainas po e paguajnë me gjakun e tyre sigurinë në Evropë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizueset më të mëdha për ushtrinë ukrainase.

Në të dhënat e fundit thuhet se SHBA-ja ia ka dhuruar Ukrainës mbi 75 miliardë dollarë ndihma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pandemia e koronavirusit do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror. Analiza e Henri Kisingerit

HENRY A. KISINGER / Atmosfera surreale e pandemisë së Covid-19 më sjell…

Krifca: Rreth 50% të nevojave për grurë i prodhojmë në vend

ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri të ditur se, aktualisht…

Fondi Monetar Ndërkombëtar: Pandemia COVID-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të pandemisë COVID-19 po ndodh më…

Trump: Biden na ka sjellë në prag të Luftës së Tretë Botërore

Ish-Presidenti Donald Trump çeli fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit…

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Vazhdimi i paraburgimit ndaj Gucatit e Haradinajt i domosdoshëm

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një shkrese drejtuar gjyqtarit paraprak,…