Një nga këshilltarët presidencialë të Ukrainës i është kundërpërgjigjur komenteve të Vladimir Putinit, në të cilat presidenti rus kërkonte të justifikonte pushtimin në Ukrainë.

Putin kishte thënë se vendi i tij tani po përpiqej të rifitonte “territoret origjinale”, ashtu siç bëri sundimtari rus Pjetri i Madh në shekullin e XVII-të.

“Rrëfimi i Putinit për marrjen e tokave dhe krahasimin me Pjetrin e Madh dëshmon se nuk kishte asnjë ‘konflikt’, vetëm okupime të përgjakshme të vendit nën pretekste të sajuara të gjenocidit ndaj njerëzve”, pohoi Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial i Ukrainës, raporton bbc.

Podolyak shtoi gjithashtu se nuk duhet të flitet më për fytyrën e vërtetë të Rusisë, por se duhet të diskutohet për “de-imperializimin e menjëhershëm”.

Ky reagim vjen pasi Ukraina shprehu zemërimin ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kandidati shqiptar për kryeministër Naser Ziberi pozitiv në COVID-19?

Lexues të portalit Gazeta Express kanë vënë re Naser Ziberin në spitalin…

Raportohet për luftime tjera të ashpra në Luhansk dhe Donetsk

Zyrtarët ukrainas dhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë raportuar një ditë tjetër…

Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve…

Nis seanca në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët do debatojnë për programin e qeverisë

Prej orës 16:00 ka nisur seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.…