Një numër i dronëve turq Bayraktar TB2 u dorëzuan në Ukrainë të martën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

“TB2-të e rinj Bayraktar tashmë kanë mbërritur në Ukrainë dhe janë zhvendosur në pozicione luftarake”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu u vu në dukje se raketa shtesë anti-tank Javelin dhe raketa anti-ajrore Stinger ishin vendosur në vijën e frontit derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.

Dronët shtesë Bayraktar do të plotësojnë të 12-tat që tashmë posedon Ukraina. Në total, Kievi porositi 48 dronë nga Turqia; është e paqartë se sa janë dorëzuar në grupin më të fundit.

Bayraktar është një mjet ajror pa pilot i lehtë i pajisur me raketa kundër armaturës ajër-tokë.

Droni është përdorur më parë në Lindjen e Mesme dhe në Nagorno-Karabakh, rajoni i kontestuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi të cilin të dy vendet zhvilluan luftë të shkurtër në fund të vitit 2020. Azberbajxhani i përdori ato kundër ushtrisë armene.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar të paktën 73 tanke ruse dhe…

Monitorim ndërkombëtar i rasteve gjyqësore! A do të merret BE-ja me rastin e Kumanovës?

“Aksioni 2021” që po promovohet nga Qeveria, në pjesën e gjyqësorit parasheh…

Biden ngatërron presidentin e Malit të Zi me kryeministrin

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka uruar presidentin e Malit të Zi…

Joseph: Afrimi i Ramës me Vuçiqin nuk është ‘i shëndetshëm’

Afrimi i Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit nuk është “i shëndetshëm”, thotë…

SHBA-ja ende e hapur për diplomaci, por nuk ka rrugë nëse Rusia nuk tërheq forcat

Shtetet e Bashkuara “do të mbështesin përpjekjet diplomatike” të Kievit për të…