Rusia e ka marrë Bjellorusinë si “peng bërthamor”, këto ishin disa nga deklaratat e para të kreut të qeverisë ukrainase, pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore “taktike” në territorin e aleatit të saj – Bjellorusisë.

“Kremlini e ka marrë Bjellorusinë si peng bërthamor”, shkroi në Twitter, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke shtuar se ky vendim ishte “një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit”.

Njoftimi i presidentit rus “maksimizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimit publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse”, shtoi Danilov.

Putin tha të shtunën se Moska do të vendosë armë bërthamore “taktike” në territorin e aleatit të saj Bjellorusi.

“Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë: Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur armë taktike bërthamore në territorin e aleatëve të tyre për një kohë të gjatë,” tha Putin në një intervistë për televizionin rus.

“Ne ramë dakord të bëjmë të njëjtën gjë,” shtoi ai, duke thënë se kishte pëlqimin e Minskut.

Edhe pse Bjellorusia nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë, Moska e përdori territorin e saj për të nisur një ofensivë kundër Kievit vitin e kaluar dhe për të kryer sulme.

Sipas Putin, vendimi për vendosjen e armëve “taktike” në Bjellorusi u nxit nga “gatishmëria e Londrës për të dërguar armë me uranium të varfëruar në Ukrainë”, gjë që u diskutua së fundmi nga një zyrtar britanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bisedime të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se një diplomate e lartë…

Zëdhënësi i UÇK’së në burg, ndërkohë zëdhënësi i Millosheviqit president”

Njëri nga komandantët e UÇK-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe…

SHBA e shtojnë praninë ushtarake në Gjermani, DW nxjerr detajet

Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër ku ndaloi për herë të…

Incidenti i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Një aeroplan luftarak rus është përplasur me një dron amerikan në hapësirën…

Apasiev:Unë isha i 58 listë të nënshkrimeve Rexhepi gënjen

Rrëmbimi i kopukut Kastriotit GËNJEN qorrazi se nuk e dinte se në…