Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 sabotues, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë”, thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjate, thotë ai.

Situata në Kiev kuptohet se është nën kontroll, megjithëse bombardimet ruse kanë vazhduar brenda dhe rreth kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit, raporton bbc.

Ndryshe, ukrainasit kanë vrarë javë më parë edhe njërin prej negociatorëve të tyre pasi dyshohet se ishte agjent pro-rus në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndikimi i Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare rrezikon demokracinë në vend, kërkohet reagim institucional

​Dyshimet se Lista Serbe e rriti iniciativën e Adriana Hoxhiqit po shihen…

Kontrollet për koronavirus shkaktojnë kaos në kufijtë evropianë

Kufizimet kufitare që synojnë ngadalësimin e pandemisë së koronavirusit në Europë kanë…

Asnjë i vdekur për një javë, sot vetëm dy raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë javës së fundit…

Reagon Izraeli pas deklaratave të Lavrov për origjinën hebreje të Hitlerit

Ministria e Jashtme izraelite ka thirrur ambasadorin rus në Izrael në shenjë…

Merkel uron Olaf Scholz për fitoren në zgjedhje

Angela Merkel ka uruar personalisht kreun e Partisë Social Demokrate, Olaf Scholz,…