Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar nga funksioni, konstatoi zëvendësi i saj, Selim Ademi. Pas zënkave që kanë zgjatur thuajse katër orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, zëvendësi i saj vendosi që të votohet me ngritje të dorës. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

“Kryetarja është e shkarkuar dhe më nuk mund të udhëheqë me seancën. Nesër në ora 11 caktojmë seancë të re. Për sot seanca është e mbyllur”, konstatoi Selim Ademi.

Dameva kërkoi që të konstatohet se i është marrë udëhehqësia në seancë edhe pse ishte e pranishme.

“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.

Në fund, Dameva tha se nëse ky vendim do të legalizohet, personat e politikës do të jenë të kënaqur.

“Ju falënderoj shumë, më shpëtuat mua, ky vendim është i kundërligjshëm. Por dëshirat e dikujt duhet të plotësohen. Me votimin me shtatë vota, ku nuk është konstatuar as baza për shkarkim, as numri i votave me të cilat miratohet vendimi, më shkarkojnë. Kjo nuk e di si do të përfundojë, përveç që disa persona nga politika do të jenë të kënaqur me këtë. Këshilli Gjyqësor u kyç në anarki. Gjithçka doli nga kontrolli. Në prani time ma marrin të drejtën e fjalës. Zgjedhje bëhet me tetë vota, ndërkaq merret mandati me 7 vota”, tha Dameva.

Paraprakisht në seancë ka pasur zënka dhe kërkesë për shkarkimin e Vesna Damevës nga funksioni i kryetares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pasaportat e falsifikuara të kriminelëve, Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunojmë me institucionet

Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme dhe…

Sfera misterioze e gjetur në një plazh huton japonezët dhe shkakton një ‘stuhi’ spekulimesh

Një sferë e madhe metalike që është shfaqur në një breg në…

Ambasadori bullgar: Marrëdhëniet Shkup-Sofje, si para 2017-s

Marrëdhëniet mes Shkupit e Sofjes janë rikthyer në situatën që ishin përpara…

Shqetësimet për sigurinë kombëtare, SHBA anulon licencën e një kompanie kineze

Uashingtoni ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha…

Shqipëria dhe Bullgaria vendet me numrin më të ulët të humbjeve njerëzore

Treguesit më të rëndësishëm të gjendjes së pandemisë, kontrollit dhe përballimit të…