DIVJAKË – Kryetari i Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë. Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pas një debati me Orgest Xhelilin, një ish-punonjës në Bashkinë Divjakë. Debati ka degraduar deri në atë pikë sa Oregest Xhelili e ka qëlluar me thikë Kryetarin e Bashkisë Divjakë, Kokoneshin. Mësohet se si pasojë e konfliktit me thikë është plagosur në bark edhe shoferi i Fredi Kokoneshit, Gazment Bullari.

Ndërkohë në spitalin e Lushnjes, ka mbërritur kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka vizituar të plagosurit. Sipas Ballës Kokoneshi është jashtë rrezikut për jetën.

Balla tha se ky sulm është një produkt i kësaj ndasie dhe përçarje që ndodh çdo ditë në vendin tonë.

‘Të dy janë nënshtruar ndërhyrje kirurgjikale shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçartje që ndodh çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira luftë të jemi të bashkuar dhe jo të përçare.

Ju mediat keni një huq shumë të keq! Dhe kur ka fatkëqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona luftojë për jetën. Nuk e di se kush është arsyeja di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë! Burimi i kësaa ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet.’- tha Balla.

/abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shpërthim i madh në stacionin e trenave në Kiev

Dëme janë parë pranë stacionit qendror të trenit në Kiev pas një…

Mes frikës nga Kina, Tajvani do të lejojë gratë në trajnimin e forcave rezervë ushtarake

Ushtria e Tajvanit publikoi të martën planet për të lejuar gratë të…

Vëllau i Komandat Sokolit i komenton Bujar Osmanit: “Eh more Bujar udbashi…”

Zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ka paralajëmruar se do ta vizitojë…

Escobar raporton të premten për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, priten vendime për situatën e veriut

I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se e…

Bota përballë një emergjence klimatike

Pas një raporti të Kombeve të Bashkuara për ngrohjen globale, Sekretari i…