Plani pasi kurdët vranë 3 turq në një sulm me predha

Këto janë pasojat e një sulmi me predha të militantëve majtisë kurdë të Sirisë, paraditen e kësaj të hëne që ranë në një fshat turk pranë kufirit sirian.

Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në fshatin Karkamis në rajonin jugor të Gaziantepit, ku ndodhet edhe një pikë-kalimi kufitar drejt Sirisë. Predhat shkatuan flakë në një kamion mallërash dhe dëme në disa ndërtesa të fshatit. Ministri i brendshëm turk Sulejman Sojllu tha se predhat u hodhën nga qyteti sirian i Kobanit qëështë nën kontrollin e njësisë kurde për mbrojtjen e popullit.

Në një mbledhje urgjente në avionin presidencial gjatë kthimit nga Katari, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan konfirmoi se operacioni ushtarak i nisur disa ditë më parë me sulme nga ajri në rajonet kurde të veriut të Sirisë, mund të shtrihet shumë shpejt edhe me ndërhyrje nga toka.

Njësia e mbrojtjes popullore YPG është aleate me Puntorëve të Kurdistanit PKK që vepron në Turqi, që kreu sulmin terrorist me 6 viktima në Stamboll më 13 Nëntor. Sëbashku ata luftojnë për krijimin e një shteti kurd në territoret turke dhe siriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

3609 raste aktive me Covid-19, synohet dyfishimi i vaksinimit kundër gripit sezonal

Disa ditë pasi shifrat e rasteve ditore me Covid-19 kishin shënuar rënie,…

Nga reper në zëvendësues të Thaçit/ Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PDK

Arrestimi i ish krerëve më të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale…

Kharkivi sulmohet me raketa ruse në Sheshin e Lirisë, pamjet e sulmeve në mesin e popullsisë civile

Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është sulmuar me…

Sot raundi i dytë i negociatave Rusi-Ukrainë

Bisedimet pritet të mbahen në kufirin Poloni-Bjellorusi Rusia dhe Ukraina pritet të…

Prishen platformat pa leje, sërish shihet bregu i Liqenit të Ohrit

Pronarët e objekteve hotelierike në pjesën e vjetër të Ohrit, siç u…