Zyrtarët turq kanë ndaluar një anije mallrash me flamur rus, në brigjet e Detit të Zi, për të cilën Ukraina pretendon se po transportonte grurë të vjedhur, sipas Reuters.

“Me kërkesë, anija e quajtur Zhibek Zholy u ndalua në portin e Karasu”, citoi agjencia e lajmeve një zyrtar të lartë turk të thoshte të hënën.

Akuzat për grurë të vjedhur ukrainas “po hetoheshin tërësisht”, tha zyrtari, me Rusinë, Kombet e Bashkuara dhe palët e treta të përfshira në bisedime.

Një zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës, duke cituar administratën detare të vendit, i tha Reuters se anija po transportonte ngarkesën e parë prej katërmijë e 500 tonë drithë nga Berdyansk, një port i pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore, shkruan BBC.

Një vendim në lidhje me ngarkesën do të merret pas një takimi të hetuesve të hënën, tha Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Turqi, duke shtuar se Ukraina shpresonte për konfiskimin e grurit.

Kievi ka akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga një numër territoresh të pushtuara nga forcat ruse, që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Kremlini ka mohuar më parë se ka vjedhur grurin nga Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë

Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e…

Kolonët hebrenj që erdhën në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds u larguan me ardhjen e palestinezëve

Sipas informacionit të marrë nga AA në rajon, nga altoparlantët e një…

Palmer thotë se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave

I Dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës…

Shkup, 45-vjeçari përplas me motor policin

MPB njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Hipodrom të Shkupit…

E thotë eksperti i sigurisë: Kështu po përgatitet skenari i nëntokës për uzurpimin e pushtetit dhe të shtetit

“Nëse krijohet një Qeveri e re nga partnerët e PAN-it, situata në…