Hapësira ajrore turke është e mbyllur për aeroplanët ushtarakë dhe civilë që transportojnë trupa ushtarake nga Rusia në Siri, tha sot Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe po përpiqet të ndërmjetësojë negociatat midis dy palëve.

“Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarakë rusë, por edhe fluturimet civile që transportojnë ushtarë në Siri”, tha Cavusoglu në një aeroplan në rrugë për në Uruguai, raporton bbc.

“Leja rinovohej çdo tre muaj, por tani ndalimi do të jetë i vlefshëm për tre muaj”, tha Cavusgolu, duke shtuar se për këtë kishte informuar homologun rus Sergey Lavrov.

Rusia është një nga aleatët kryesorë të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin e ndihmoi të qëndrojë në pushtet pas shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011.

Të dy vendet arritën të kapërcejnë krizën që lindi pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në vitin 2015 në kufirin me Sirinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Për çdo litër benzinë në Maqedoni, shteti merr 35 denarë tatim

Nga çdo litër i benzinit, qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton 35…

Kurti për herë të parë “sy më sy” me Ana Bërnabiq në samitin e Londrës

Samiti i Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër do të…

BE-ja e shqetësuar për një përshkallëzim tensionesh në Ballkan

Shqetësimet në Bruksel për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor…

Mediat serbe: Vuçiq hodhi poshtë propozimin e BE-së, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku mori pjesë…

Ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri…