Kryetari i Kuvendit turk, Mustafa Shentop ka theksuar se Turqia më së voni për një muaj do të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Sipas tij, kjo pikë momentalisht po diskutohet në Komisionin parlamentar për punë të jashtme dhe se me kërkesën time është bërë që ky proces të përshpejtohet. Ai këto komente i bëri në Manastir ku vizitoi muzeun e qytetit, ku është vendosur dhoma përkujtimore e Mustafa Kemal Ataturkut