Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

Sipas raportimeve në media, i shumëkërkuari Özer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.

Kompania përmes të cilës vepronte Özer, shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që është kapur në qytetin e Elbasanit.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë dhe dyshohet se ka qëndruar për një periudhë edhe në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prokuroria për Krimin e Organizuar, vazhdon edhe sot kontrollin në Administratën e Policisë Financiare

Prokuroria për Krimin e Organizuar, do të vijojë hetimet e nisura dje…

Disa nga të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj janë punëtorë të Bondsteel-it

18 personat që mbrëmë dolën pozitiv për COVID-19 në Ferizaj, janë punëtorë…

Zjarri në Bjeshkët e Rugovës, dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme

Në mëngjesin e së enjtes është hapur një vatër e re e…

Mediat bullgare: Zaev ka propozuar pesë propozime për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë

Pasi kryeministri teknik bullgar Stefan Janev njoftoi dje se delegacioni maqedonas u…