Strategjia e Bashkimit Evropian kundër administratës së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko nuk ka funksionuar, thotë liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, Tsikhanouskaya e cila po fliste të mërkurën në komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, iu bëri thirrje eurodeputetëve për të rritur presionin ndaj Minskut.

Reagimi i saj vjen pasi Bjellorusia u kthye përsëri në qendër të vëmendjes kur një fluturim i Ryanair u devijua për në kryeqytetin bjellorus.

Autoritetet deklaruan se aeroplani u devijua për shkak të një alarmi sigurie, por të tjerët besojnë se ishte një mashtrim për të arrestuar gazetarin Raman Pratasevich.

“Strategjia e mëparshme e BE-së e pritjes dhe shikimit ndaj regjimit bjellorus nuk funksionon”, iu tha eurodeputetëve, Tsikhanouskaya.

“Tani, unë i bëj thirrje Parlamentit Evropian që të sigurohet që reagimi i bashkësisë ndërkombëtare të mos jetë i kufizuar në incidentin e fluturimit Ryanair”, ka deklaruar ajo.

“Përgjigjja duhet të adresojë situatën në Bjellorusi në tërësinë e saj ose të gjithë do të përballemi me situata të tilla në të ardhmen derisa Lukashenko po e kthen vendin tim në Korenë e Veriut të Evropës: jo-transparente, të paparashikueshme dhe të rrezikshme”, ka shtuar mes tjerash opozitarja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…