Pushtuesit rusë kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matveyev në rrethin Vasylivka, rajoni i Zaporizhzhia.
“Në orën 08:30 të ditës së sotme, më 13 mars, ushtria e Federatës Ruse rrëmbyen kryetarin e komunës së Dniprorudne në distriktin Vasylivka të rajonit Zaporizhzhia”, ka postuar në Facebook Ivan Arefev, zëdhënës i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhisë, transmeton Ukrinform.
Administrata Ushtarake Rajonale e Zaporizhzhia gjithashtu informon se ushtarët e armikut frikësojnë popullsinë lokale për të minuar besimin e publikut tek përfaqësuesit e autoriteteve publike dhe komunitetet lokale, përhapin lajme të rreme dhe vazhdimisht marrin peng popullsinë lokale.
Përveç kësaj, pushtuesit rusë konfiskojnë me forcë ushqimin, veshjet dhe sendet e higjienës personale në postblloqe.
Vetëm dje, rusët shkatërruan urën mbi lumin Yanchokrak.
Më parë, kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov dhe banori lokal Serhiy Kirichuk u rrëmbyen gjithashtu