Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Sergey Nikoforov, ka dhënë disa detajet sa i përket situatës aktuale në Ukrainë.

Ai ka përsëritur pretendimet e Ukrainës se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit, dhe se Moska po tërheq trupat e saj në Bjellorusi, për t’u përgatitur për një ofensivë të re në lindje të Ukrainës.

“Ata po tërhiqen nga veriu. Po koncentrojnë përpjekjet e tyre për sulme në lindje, për ta rrethuar Donbasin nga të gjitha anët”, shtoi Nikoforov.

Në një video të postuar më parë, presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina po rrit kapacitetet e saj mbrojtëse në veçanti në lindje dhe jug, ku trupat ruse do të tentojnë të marrin nën kontroll qytetet në këto dy rajone.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ngre alarmin: Sulm terrorist i Rusisë pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i quajti sulm terrorist sulmet…

Vazhdohet paraburgimi për të dyshuarin “Boki 13”

I dyshuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski i njohur me…

Nëse askush nuk siguron shumicën është e mundshme takim të liderëve

Nëse asnjë parti nuk formon shumicën nuk përjashtohet mundësia për mbajtjen e…

Kosova e mposht Danimarkën në basketboll

Dardanët kanë arritur që ta marrin një fitore shumë të rëndësishme në…

Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të firmës së Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po e kalon fundjavën e festës në pronën…