Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shkaku i vdekjes u përcaktua të ishte asfiksimi pas thithjes së gazrave toksike

Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se ata kanë pranuar shumë trupa që besohet se kanë vdekur për shkak të thithjes së gazrave toksike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shkaku i vdekjes u përcaktua të ishte asfiksimi pas thithjes së gazrave toksike.

Ministria, megjithatë, nuk specifikoi numrin e trupave.

Izraeli vazhdon të shënjestrojë Gazën me bombardime të ashpra deri më tani duke vrarë 83 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe gjashtë gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, përveç dëmtimeve të mëdha në ndërtesat e banimit nëpër Gaza.

Deri më sot, gjashtë izraelitë kanë humbur jetën në dhunën e fundit, pesë prej tyre në sulme me raketa përveç një ushtari të vrarë kur një raketë e drejtuar antitank goditi automjetin e tij./AA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…