Ish-presidenti amerikan Donald Trump është parë në Palm Beach, Florida së bashku me gruan e tij Melania.

Ai u ndalë për të folur me gazetarët që e rrethuan, ku u shpreh se “është një natë e madhe” për Republikanët dhe se do të jetë “i emocionuar ta sheh këtë”.

I pyetur për mesazhin e tij për votuesit që akoma nuk kanë vendosur për kë do të votojnë, ai tha: “vendosni, duhet të dilni dhe të votoni”.

“Do të jenë zgjedhje shumë të rëndësishme dhe me shpresën se gjërat e mira do të ndodhin”, shtoi Trump.

Ndërkaq kur sërish u pyet se cili është fokusi i Republikanëve, ai tha se çështjet e rëndësishme siç është luftimi i krimit dhe taksat.

Megjithatë ai nuk pranoi të prononcohet nëse do të jetë pjesë e garës së zgjedhjeve presidenciale 2024, pavarësisht se tërë kohën ka këmbëngulur më herët se sërish do të kandidohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Manastir, 66 vjeçari që ishte në izolim gjendet i vdekur, dyshime se ishte me koronavirus

Një 66-vjeçar nga Manastiri që ishte në izolim për 13 ditë, dje…

Mlladiq sot para gjykatës, vihet në pah pllaka përkujtimore e 12-vjeçares së vrarë nga ushtria e tij

Ish shefi i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, sot do të…

Grabitje me armë në Shkup

Sonte rreth orës 22:20 minuta S.Xh. ka denoncuar në polici se në…

Aktakuzë për Muhamed Asanin!

Prokuroria publike në Strugë, ka hapur aktakuzë për doktorin, Muhamed Asani i…

Turqia kërkon nga SHBA-ja sistemin raketor “Patriot”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavasoglu, ka kërkuar nga…