Joe Tacopina, avokati i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se klientit të tij nuk do t’i vihen prangat kur të marrë pjesë në gjykatën e New Yorkut javën e ardhshme.

I pyetur se si pret që të zgjidhet ky proces gjyqësor, Tacopina tha se prokurorët do të përpiqen ta marrin çdo lloj të publicitetit nga kjo situatë.

“Ne do  të hyjmë atje, do të deklarohemi të pafajshëm dhe do të flasim për paraqitjen e mocioneve, të cilën do ta bëjmë menjëherë në lidhje me qëndrueshmërinë ligjore të këtij rasti”, tha Tacopina, shkruan BBC.

Kujtojmë se Trump akuzohet në lidhje me një pagesë që supozohet t’i ketë bërë një ylli të pornografisë në vitin 2006.

Siç shkruan BBC, avokati i Trump, Michael Cohen, i pagoi asaj 130 mijë dollarë në mënyrë që të heshtet ngjarja, e cila quhet pagesë në heshtje dhe në ShBA është e ligjshme.

Por, ajo që e ka futur Trumpin në telashe është se pagesa është regjistruar si pagesë për tarifa ligjore.

Ndërsa, sa i përket situatës me fushatën, në kushtetutën amerikane nuk ka asgjë që ta pengojë Trumpin që të kandidojë për president.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sela në takim me Kurtin

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Aleancës për…

Ku mbeti lënda për dënimin e Gordana Jankullovskës, deklarohet gjykatësja Kacarska!

Dobrilla Kacarska, gjykatësja e rastit “Tanku” ka reaguar ndaj kërkesës së avokatit…

Kritikohet qasja e Edi Ramës ndaj Kosovës

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të…

Ekspertët: Koronavirusi arrin kulmin brenda një jave

Epidemia e pneumonisë virale që tashmë ka shkaktuar më shumë se 100…

Kapet me sasi droge djali i ish drejtorit të BSP-së?!

Në një aksion anti droge të zhvilluar në Shkup, policia ka arrestuar…