Donald Trump do të bëhet ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të përballet me akuza penale si pjesë e një hetimi për disa para heshtazi të paguara përpara se të zgjidhej president në vitin 2016.

Ish-ylli i pornos Stormy Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje të fshehtë me ish-presidentin dhe ishte paguar për ta mbajtur atë të fshehtë, shkruan BBC.

Trump e ka mohuar me këmbëngulje këtë dhe e ka cilësuar aktakuzën si një “persekutim politik”.

Ai ndodhet në Florida momentalisht, por pritet të dalë të martën e ardhshme para një gjykate në Nju Jork

Nuk është ende e qartë se me çfarë shkeljesh përballet Trump, por mediat amerikane thonë se ai po përballet me më shumë se dy akuza të lidhura me mashtrim në biznes.

Republikanët po e quajnë aktakuzën një “shok”, ndërsa demokratët thonë se askush nuk është mbi ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE premton 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka premtuar…

Eurodeputetët: Të korrigjohet gabimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë në të cilën kërkohet që BE-ja të fillojë…

Hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni, Evropa vazhdon të largohet nga energjia ruse

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri…

Kishte spiunuar opozitën ruse në Beograd, ngritët aktakuzë kundër Aleksandar Vulinit

Takimi i ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin me sekretarin…

Sulm terrorist në një xhami në Oslo

Një sulm me armë ka ndodhur sot në një xhami në Oslo…