Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sëmuret Erdogan, ndërpret për një ditë fushatën

Të martën ndërpreu intervistën televizive për shkak të një shqetësimi në stomak…

Gjermani, evakuohet një xhami pas lajmërimit për bombë

Një xhami në Pforzheim, në krahinën federale gjermane Baden-Wurttemberg, është evakuuar për…

Moti ekstrem deri minus 45 gradë lë të vdekur 13 persona në Amerikë

Trembëdhjetë njerëz kanë vdekur në SHBA ndërsa vendi po përballet me një…

Rrënohet bunkeri serb në qendër të Shtimes

Lulzim Sahiti, zyrtar në komunën e Shtimes, ka njoftuar se para disa…

Dorëhiqet zv.kryeministri kroat, pagoi tre herë më pak se qytetarët tarifat e hotelit

Duhej të ishte një fundjavë ndryshe për zv.kryeministrin dhe ministrin kroat Zdravko…