Ka tre rezultate të mundshme të krizës ukrainase, sipas ish-sekretarit të shtetit të SHBA, Henry Kissinger.

Në një intervistë për revistën britanike Spectator, ai tha se skenari i parë nënkupton që Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Donbasit, rajonin kryesor industrial dhe bujqësor dhe brezin e tokës përgjatë Detit të Zi.

Sipas Kissinger, kjo do të ishte një fitore për Moskën dhe roli i NATO-s nuk do të ishte aq vendimtar sa mendohej më parë.

Ai tha se çështja e dytë do të ishte një përpjekje për të larguar Rusinë nga Krimea dhe vlerësoi se kjo mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit.

Sipas tij, skenari i tretë nënkupton kthimin në pozicionet para fillimit të konfliktit më 24 shkurt.

Çështjet e pazgjidhura do të mund të diskutohen në negociata dhe situata ndoshta do të ngrijë për ca kohë, sipas Kissinger.

Ndryshe, Rusia sot ka bombarduar rajonin e Odesas duke shkaktuar të paktën 18 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish-kancelari gjerman shpreson për armëpushim në Ukrainë

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, ka deklaruar se Rusia dëshiron të gjej një…

Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se…

E pazakontë: Vodhi para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Një 17-vjeçare nga Jumatile, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i…

Rusi / Infektohet me koronavirus krahu i djathtë i Putin

Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, pohoi se ka dalë…

Koalicioni me Bdi-në, fundi i epokës së Lsdm-së në pozitë

Nga Suat Idrizi / Duket qartë se ky koalicion me Bdi-në, Lsdm-në…