Kanë dalë në opinion emrat e tre gjykatësve shqiptarë që kanë qenë pjesë e Këshillit gjyqësor, i cili ka liruar ngaparaburgimi biznesmenin Orce Kamçev, ndryshe mik i afërt i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Bëhet fjalë për gjykatësit Shpend Devaja, Xhemali Saiti dhe Afrim Fidani.

Devaja ndryshe është bashkëshort i kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ish zëvendës kryeministre në Qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Ata tre kanë qenë pjesë e Këshillit gjyqësor të formuar për të vendosur lidhur me ankesën e Kamçevit kundër paraburgimit të caktuar nga Gjykata themelore dhe e Apelit, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike.

Ky skandal ka dalur në skenë si pjesë e skandalit me incizimet për milionat e marra nga biznesmeni Orce Kamçev nga Boki 13, ku përmendet edhe Prokurorja Speciale, Katica Janeva.

Pikërisht Janeva, respektivisht PSP nuk ka ankimuar vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Kamçevit, gjë që shton dyshimet në opinion se ajo ka mundur të jetë pjesë e aferës “Reket”.

Më poshtë keni linkun e vendimit të plotë gjyqësor https://360stepeni.mk/wp-content/uploads/2019/08/vkz-1.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Jep dorëheqje kryetari i degës së BESËS në Tetovë, Gazmend Aliu

Të nderuar familjar,shok e miq, … Në Lëvizjen Besa u inkuadrova në…

Fadil Zendeli mbron interesat e opozitës shqiptare ndërsa Mukovski interesin e BDI-së!

Dje në komisionin për zgjedhje dhe emërime, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil…

Familjarët dhe anëtarët e ShBE “Shkupi”, i dhanë lamtumirën e fundit alpinistit, Mefail Guri

Familjarë, miq dhe anëtarë të Shoqatës bjeshkatare ekologjike “Shkupi”, sot i dhanë…

Avokatët me iniciativë deri tek Gjykata Penale, kërkojnë ndërprerjen e seancave gjyqësore

74 avokatë kanë nisur një iniciativë me të cilën kërkojnë nga Gjykata…

Kufijtë, për momentin nuk ka rekomandim për masa kufizuese

Ne jemi duke monitoruar nga afër gjendjen në lidhje me hapjen e…