Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Serbi, ku mbeten të vrarë tetë persona e u plagosën 14 të tjerë.

Ajo i reagoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e rishpërndarë artikullin e “New York Times”, i cili e lidh Vuçiqin me botën e krimit, mafinë e huliganizmin, duke thënë se fytyra e Serbisë në botë në këtë ditë është shumë e shëmtuar.

Trajkoviqi i thotë Vuçiqit se për 10 vjet, ai ka promovuar plagjiatorë, mashtrues e dhunues.

“Prej 10 vitesh, nga postet më të larta në vend, promovoni mosndëshkimin e krimit dhe i quani të dyshuarit për krimet më të rënda patriotë dhe heronj dhe i mirëprisni në Kuvend”, shkroi Trajkoviq në Twitter, duke iu drejtuar Vuçiqit.

Tutje, ajo tha se për një dekadë, Vuçiqi e nëpërkëmb çdo njëri të lirë në Serbi dhe se sipas saj, Serbia tash e 10 vjet është “në gjendje të jashtëzakonshme”.

Kujtojmë se mbrëmë në fshatin Dubona të komunës së Mladenovacit në Serbi, një 21-vjeçar i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ndaj një grupi njerëzish duke lënë së paku 8 të vdekur e mbi 10 të plagosur.

Ndërkaq vetëm një ditë para kësaj ngjarjeje, të mërkurën, një nxënës 13-vjeçar hyri në shkollën e tij ku i ndiqte mësimet në Beograd dhe vrau 9 persona, nga ta 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sipas inteligjencës britanike, ukrainasit kanë rrëzuar 11 dronë të rusëve

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit mbi situatën në…

Prokuroria ka kryer inspektime në vendin ku u vra 28 vjeçari në Gostivar

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer inspektim në…

Pajisje të rënda në rrugë e fluturime me helikopterë, KFOR-i njofton për stërvitje ushtarake nga 14-17 marsi

Misioni i KFOR-it në Kosovë do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake…

Merkel: Nga 2008-ta Putin merret me pavarësinë e Kosovës

Ish-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë detaje për situatat e ndryshme…

Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një “Republika Srpska” të dytë

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian pret që takimi…