Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se Aleksandar Vuçiq nuk do ta kalonte testin mjekësor që do ta “konfirmonte” aftësinë e tij për të qëne president shteti.

Për më tepër, e sapoemëruara këshilltare e Nenad Rashiqit, ministrit për Kthim e Komunitete në qeverinë e Republikës së Kosovës, ka thënë se numrin një të Serbisë mund ta kuptojë si pacient, por jo edhe si kryetar.

Trajkoviq është mjeke me profesion.

“Me atë gjendje psikofizike mendoj se nuk do ta kalonte kontrollin mjekësor dhe nuk do ta merrte vërtetimin se është i aftë ta kryejë funksionin e presidentit të shtetit”, ka thënë ajo, transmeton nova.rs, përcjellë klankosova.tv. “Unë jam mjeke dhe përnjëmend përpiqem ta kuptoj si pacient, por si president nuk mundem”.

Trajkoviq, e cila udhëheq me Lëvizjen Evropiane të Serbëve u akuzua rëndë nga Vuciq, javën e kaluar, për shkak se u bë pjesë e institucioneve kosovare. Ajo, bashkë me ministrin për Kthim, Nenad Rashiq, u quajtën “llumi” i serbëve.

“Kam menduar se pozita e kryetarit e obligon atë të jetë normal. Por, ai shpërtheu. Vuçiq komprometoi tërësisht veten, në aspektin retorik. Ai është ai që është dhe këto fjalët e tij…ai është ai, megjithatë, problemi është se ai është president i shtetit”, ka thënë Trajkoviq. “Me këtë veprim ai i bëri dëm të madh Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pritet të nisë gjyqi ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetarja e gjykatës speciale, Trendafilova e konsideron rast “voluminoz” për të trajtuar…

Te i Madhi Zot arrinë vetëm përkushtimi i të devotshmit

Mesazh për Kurban Bajramin, 2021 Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë…

Vdes ish-kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Është ndarë sot nga jeta ish- kryetari i Federatës Pan Shqiptare të…

Fuqia e pasaportës, Maqedonia e Veriut në vendin e 47-të

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës,…

MASH: Po ndërmerren veprime për gjetjen e burimit të sulmeve, të dhënat e qytetarëve nuk janë të rrezikuara

Faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar…