Moti i keq që gjatë ditës së djeshme e kaploi gjithë rajonin, në Ohër ka shkaktuar dukuri të rrallë natyrore – vorbull të erës e cila për një çast e ka përmbysur një varkë të ankoruar në ujë. Videoja amatore “e ka kapur tornado” që ka kaluar në afërsi të bregut të liqenit në lagjen Lagadin. Për momentin nuk ka të dhëna nëse dukuria e këtillë është vënë re edhe herë tjetër në Ohër. Era e fortë e përcjellur me shi të rrëmbyeshëm këtë fundjavë ka kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut, por edhe të vendeve përreth, duke i ulur temperaturat pothuajse për 15 gradë. Përveç drunjve të shkulur, degëve të thyera dhe grumbullimit të ujit nëpër rrugë, dëshmitarët që kanë qenë në bregun e liqenit të Ohrit raportojnë edhe për një dukuri të pazakonshme – “tornado” në sipërfaqen e liqenit, e cila brenda sekondës e përmbysi varkën e ankoruar në ujërat e liqenit.

https://m.facebook.com/news1.rs/videos/520971233113279/

Videoja e cila u bë virale në rrjetet vendase, por edhe rajonale, dëshmon edhe për një dukuri të cilën meteorologët do të duhet të sqarojnë nëse është pasojë e ndryshimeve klimatike ose është si pasojë e diçkaje tjetër. Pas freskimit të shkurtër, ditëve në vijim temperaturat sërish do të rritën deri në 30 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden për Trumpin: Shpresoj që do të marrë pjesë në inaugurimin tim, ai vendosë për këtë – por është e rëndësishme për shtetin të jetë prezent

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka thënë se shpreson…

Franca hap hetimet për krime lufte ndaj shtetasve të saj në Ukrainë

Prokurori për anti-terrorizëm në Francë ka hapur tre hetime mbi krimet e…

Janeva mbërrin në Prokurori, do të shqyrton dëshmitë për “Reketin”

Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin…

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë theksoi të martën se nuk mbështetë asnjë parti…

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë thirrje autoriteteve shqiptare: Qytetarët të votojnë të lirë nga frikësimi dhe dhuna

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan u bënë…