Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Paderborn në perëndim të këtij vendi, ku si pasojë janë lënduar të paktën 30 persona dhe janë shkulur qindra kulme si dhe drunjtë që përfundonin mbi shtëpi.

Meteorologët kanë paralajmëruar se në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gjermanisë, pritet të ketë reshje të mëdha shiu të përcjella me stuhi, ku erërat do të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Stuhia një ditë më herët kishte shkaktuar një lloj kaosi në trafik, duke shkulur drunjtë që përfundonin nëpër rrugë, e bodrumet e shtëpive u mbushën me ujë në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në qytetin Lippstadt. Kulmi i një kishe është shkatërruar plotësisht, ndërkaq agjencia gjermane e lajmeve dpa, ka raportuar se mbi 100 persona kanë mbetur të ngujuar në një pishinë mbi të cilën kanë rënë disa pemë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

As presioni i SHBA’së nuk ia “la shenjë” BE’së karshi çështjes së liberalizimit të vizave

Raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola Von Cramon, ka këputur sot shpresat…

Hiqet kufizimi për vaksinën e Johnson & Johnson

Në etiketën e vaksinës paralajmërim për mpiksjen e gjakut Përdorimi i vaksinës…

Ju them troç !

KUALICIONIMI parazgjedhor i ALEANCËS me BESË DHE TË TJERAT (parti e shoqëri…

Arrestohet kryetari i KPM-së për marrje të ryshfetit

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është ndaluar nga…

Mbledhja e përbashkët Maqedoni-Kosovë më 25 janar

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është…