Profesori bullgar Kiril Topalov thotë se politikanët që do të dorëzojnë kauzën bullgare në Maqedoni janë të dënuar me vetëvrasje politike.

Ai në një intervistë për “BGNES” ka akuzuar se Maqedonia është bastioni i fundit i titizmit, se është e varur nga Serbia.

“Maqedonia nuk është shtet i pavarur. Varet nga Serbia, çdo lëvizje e saj diktohet nga Beogradi. Duhet të shikojmë më thellë në rrënjët e problemeve dhe të mos kultivojmë shumë optimizëm se atje do të përballemi lehtësisht me antibullgarizmin.

Ai akuzon gjithashtu politikanët maqedonas se përdorin Bullgarinë si një justifikim për të mos dashur të reformohen. Ai pretendon se partitë maqedonase po përdorin Bullgarinë si alibi.

“RMV nuk do të hyjë kurrë në BE para Serbisë. Beogradi nuk do ta lërë të shkojë. Pas këtij frenimi të Maqedonisë dhe Serbisë qëndron një tjetër forcë e madhe. Ne duhet të mbrojmë historinë tonë, ne jemi sjellë në prag, përndryshe identiteti ynë historik do të dështojë”, pohoi Topalov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas…

Në mbarë vendin 1 343 raste aktive me Covid-19, kryeson Shkupi

Vazhdon trendi i numrit të lartë i të infektuarve me Kovid-19 në…

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti…

Rusia përshëndet veton franceze për Shqipërinë dhe RMV-në

Ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizhov ka përshëndetur kundërshtimin e presidentit…

Maqedoni e Veriut: 10 të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24…