Për dhjetë ditë do të shihet nëse fluksi i vizitorëve në Ohër gjatë fundjavës së kaluar do të rezultojë me rritjen e numrit të testimeve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, Sashko Toçkov për “a1on”, thotë se numri i testimeve është dyfishuar nga fundi muajit maj, me zbutjen e masave. Sipas tij, për momentin në Ohër nuk ka klaster, ndërsa të gjithë të infektuarit e rinj janë raste individuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sjellja e papërgjegjshme e individëve në Ohër, ka rezultuar me rritjen e numrit të të infektuarve. Kah fundi i muajit maj, kur vetëm u paralajmërua zbutja e masave, njerëzit filluan të lirohen. Rritje të numrit të testimeve kemi edhe tani, gjegjësisht nëse para dy javëve në pikat në Ohër dhe Strugë kemi testuar 30-40 njerëz, tani kemi rreth 80 testime”, tha Toçkov.

Ndërsa për fluksin e qytetarëve që gjatë fundjavës vizituan Ohrin, Toçkov tha se për dhjetë ditë do të shihet rezultati nga përzierja e qytetarëve të qyteteve të ndryshme.

I pyetur nëse Ohri mund të bëhet vatër e re, Toçkov tha se për momentin nuk mund ta thotë këtë, por se do të jenë të kujdesshëm.

“Në njëfarë mënyrë frikësohemi të mos vijë deri tek ajo”, tha ai.

Ai shtoi se probleme me realizimin e anketave epidemiologjike ka edhe në Ohër./Telegrafi/

Shkabaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…