Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin për mekanizmin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Albin Kurti, tha se dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë do t’i shërbejë edukimit dhe ngritjes së vetëdijes që vendi ynë të mos shoh më përsëritje të historive të dhimbshme të krimeve të kryera.

“Kanë kaluar 22 vite pas luftës dhe adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është shumë larg ndaj asaj që ne duam e që neve na duhet. Shkeljet e rënda të drejtave të njeriut, krimet e luftës do të trajtohen nga mekanizimi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Koncept dokumenti që po e shqyrtojmë sot ka për qëllim themelimin e një mekanizimi të veçantë për dokumentimin e të gjitha këtyre shkeljeve”, tha Kurti.

Sipas tij, ky mekanizëm do t’i kontribuoj shoqërisë për të ditur të vërtetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusia bllokon aksesin në Facebook dhe Twitter

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi…

Qosja: Çështja kombëtare shqiptare pjesërisht e përmirësuar, politika të luftojë korrupsionin e nepotizmin

Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së…

Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie, thirret në polici banori nga Gostivari

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Stacionin policor të Gostivarit, është thirrur personi…

Menendez, Escobarit: Po i bëni presion Kosovës ta bëjë një Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën – mos ta bëjmë edhe një tjetër Republika Srpska

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez,…

Shuhet zjarri në një shtëpi në Shkup, lëndohen dy persona

Në SPB Shkup dje është denoncuar se në rrugën “Indira Gandi” ka…