Deklarata e presidentit kroat Zoran Millanoviq se Krimea kurrë më nuk do të jetë e Ukrainës, nuk ka kaluar pa kritika edhe nga Kievi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka thënë se deklarata e presidentit kroat vë në dyshim integritetin territorial të Ukrainës dhe se kjo është e papranueshme.

“Pyes nëse Zoran Millanoviq mund të jetë president i vendit të tij me një retorikë të tillë të 90-ve derisa Kroacia luftonte që ta ruaj shtetësinë e saj? A do të pranonin votuesit e tij të mbyllin sytë para pushtimit të një pjese të vendit të tij? Dyshoj”, ka shkruar Nikolenko në Facebook.

Presidenti kroat deklaroi dje në Petrinji se “Krimea kurrë nuk më nuk do të jetë e Ukrainës, duke aluduar se bashkësia ndërkombëtare ka bërë një “precedent” të tillë me Kosovën. Ai madje shkoi tutje duke thënë se Kosova është aneksuar, duke iu marrë kështu Serbisë.

Në postimin e tij, Nikolenko kujton se “Kroacia mund të kishte humbur një të tretën e territorit të saj për shkak të agresionit të jashtëm” duke shtuar: “Megjithatë, falë luftës heroike, kroatët arritën të mbronin pavarësinë e vendit të tyre”.

“Konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt vuri në dyshim integritetin territorial të Ukrainës”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Ai e përfundoi njoftimin duke falënderuar “qeverinë kroate dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur ndaj ukrainasve në luftën kundër agresionit rus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ushtria ruse bombardon ndërtesën e Kryqit të Kuq në Mariupol

Gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë ruse, është goditur me bomba ndërtesa e…

SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemisë në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me…

Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për…

Rumania dëshiron të blejë 18 fluturake turke Bayraktar TB2 për 300 milionë dollarë

Rumania dëshiron të blejë mjete ajrore luftarake pa pilot Bayraktar TB2 (UCAV)…

Vizat për Kosovën, “Reuters”: BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin

Shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian (BE) është munduar të mërkurën që t’i…