Ka muaj që lagjja 146 në Tetovë ka mungesë të ujit.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi mbrëmë në emisionin Click Plus tha se po kujdeset për banorët dhe se i ka vizituar shpesh këtë lagje.

 “Po unë kam biseduar me ta, ashtu sikur ju që keni qenë atje, kështu që unë shkoj pak më shpesh se ju”, tha Teuta Arifi – kryetare e Komunës së Tetovës.

E banorët e lagjes 146 thonë diçka tjetër.

TV21: Kur ka qenë kryetarja e komunës për të vizituar këtë lagjeje?

“Mund ta  themi lirishtë që nuk ka qenë asnjëherë në këtë lagje. Vetëm premtime përmes mediave dhe portaleve të ndryshme”, tha një banor.

 “Neve popullatën e kanë harruar të gjithë, a kanë bukë a nuk kanë bukë a kanë ujë a s’kanë, nuk interesohet askush”, tha një tjetër banor.

Kryetarja e Tetovës tha se uji do të rregullohet shumë shpejt, dhe premtoi se pas festës së Bajramit do të shkojë të pijë çaj në lagjen 146.

Përveç ujit në Click Plus u fol edhe për autobusët e ri, të cilët erdhën por nuk u panë në qytet. E arsyeja është se nuk ka shoferë.

TV21: Ja autobusët

“Po ne i kemi sjellë”.

TV21: Po por nuk po lëvizin, po rrinë, nuk janë në funksion?.

“Do i kenë në lëvizje kur tamam të jenë të saktë si duhet për të lëvizur”, u shpreh kryetarja e Komunës së Tetovës.

Arifi nuk dha datë konkrete se kur do të mund ti shohim në rrugët e Tetovës autobusët e ri.

Gjithashtu për korsinë e biçikletave e cila është përfolur mjaftë në rrjetet sociale Arifi tha se ka qenë  nervoz kur ka parë ekzekutimin e punëve të korsive të biçikletave./TV21/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…