Tre persona me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë nën rrënoja, pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

Euronews Albania raporton se bëhet me fjalë për dy prindërit dhe djalin e tyre, trupat e të cilëve janë gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së sotme dhe janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Mësohet se ata janë gjetur në qytetin e Kahramanmarash një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragji. Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga autoritetet turke, numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi është 7108, ndërsa të lënduarit janë 40910.

Në Siri, numri i të vdekurve, sipas raportimeve të fundit të Aljazeera, është 2,530. Në total, të vdekurit tani i kalojnë 9600 (9638), ndërkohë që nuk ka shifra për të zhdukurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërkonte para kinse për të ndihmuar të sëmurët, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar për mashtrim, pasi i njëjti dyshohet se përmes…

Biden thotë se sistemi bankar amerikan është i sigurt

Autoritetet amerikane kanë marrë masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pasi…

Ndërron jetë Ognen Stavrev, gjykatësi në rastin “Monstra”

Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Ognen Stavrev, gjykatës në Gjykatën Penale…

Këshilli i Evropës mund të hartojë raport të ri për pretendimet e Dick Martyt

Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe…

800 persona dalin nga karantina shtetërore

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 23% e të infektuarve me COVID…