Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Hokkaido-n në Japoninë veriore të shtunën mbrëma (koha lokale), tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Asnjë paralajmërim nuk u dha për cunami pas tërmetit në det të hapur, që lëkundi qytetet bregdetare Kushiro dhe Nemuro.

Mediet kryesore japoneze nuk dhanë raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Tërmeti ndodhi me një thellësi prej 43 kilometrave.

Një ekspert duke folur në transmetuesin publik NHK paralajmëroi banorët të jenë vigjilentë ndaj tërmeteve për rreth një javë.

Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, që ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark aktiviteti intensiv sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe në të gjithë pellgun e Paqësorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërkohet rrënimi i një xhamie në Shkup, komuna thotë se është ndërtim pa leje

Autoritetet e komunës Karposh të Shkupit kanë urdhëruar prishjen e një xhamie…

Zelensky: Nuk kemi mjaftueshëm energji elektrike, gjendja është shumë e rëndë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje sot kompanive dhe qytetarëve…

VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë ruse, 6 nxënës të vrarë

Të shtëna me armë janë regjistrua mëngjesin e sotme në një shkollë…

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Në gjykimin…